Valentino Rossi po shijon ditët e para të “pensionit” të tij, pasi vendosi t’i thoshte lamtumirë garave të motoçiklizmit pas 26 vitesh. Gjatë kësaj jave ai është përshëndetur nga të gjithë kolegët e tij, ndërkohë që ai pret të përmirësojë marrëdhëniet edhe me disa nga rivalët e tij, si Max Biaggi, Casey Stoner e Jorge Lorenzo.
Gjithsesi, ka një person me të cilin Rossi vijon ende të mbajë distancë. Ai është spanjolli Marc Marquez. “Do të dëshiroja që marrëdhënia ime me Marquez të qëndronte kështu si është sot”, tha Rossi.
Në vitin 2015, në pistën e Valencia, piloti italian humbi titullin kampion, pasi Marquez me Honda ndihmoi partition e tij Jorge Lorenzo të fitonte titullin në dëm të Rossi. Nga ai moment marrëdhënia është prishur dhe ajo ngjarje ende edhe sot i shkakton dhimbje Rossi.