Rovena Dilo u pyet gjatë emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’ për jetën private. E para lidhej me mëmësinë dhe këngëtarja tha se në këto orë që zhvillohet programi, “ndihet si një nënë me shumë fëmijë”.
Kurse pyetjes për dashurinë, ajo iu përgjigj se “ka pasur karroca që do t’i ëndërronin të gjitha vajzat”.
-Mua mami më thotë se fëmijët janë si dhuratë. Po ti do të doje ta kishe dhuratën nga qielli apo s’e ke hapur ende kutinë? Do të të pëlqente jeta me 10 fëmijë apo janë shumë?
Rovena Dilo: Po pse mi, juve nuk ju kam si fëmijë unë tani?
-Jo.
Rovena Dilo: Ua ju kam mi! Unë kështu ju kam tani!
Alketa Vejsiu: Si ndihesh si një mama me 10 fëmijë se ka pasur në kohën e gjysheve tona…
Rovena Dilo: Jo moj, ç’thotë ajo 10? Mua më thotë 10.
-Ne jemi nga ata që të pyesim.
Rovena Dilo: Nuk më doni sot për mami as 2 orë? Mirë, mirë, mbajeni mend! Vetëm 1 orë do më japësh?
-Bëj një beb se janë shumë të mirë bebat!
Rovena Dilo: Patjetër! Tani që ma the ti, do ta bëj!
Alketa Vejsiu: E ke menduar ndonjëherë sesi do të ishte jeta jote me shumë fëmijë?
Rovena Dilo: Babai i mamasë sime, gjyshi im nga mamaja ka pasur shumë fëmijë dhe unë e di si është jeta me shumë fëmijë se kam parë një shtëpi super plot të gjyshit tim, Naim Vreto.