
Shtëpia e Big Brother VIP Albania u mbush me emocione të forta, vetëm një ditë para finales së madhe të këtij sezoni.
Teksa po thante flokët, Rozana u kaplua nga emocionet dhe nuk i mbajti dot lotët. E prekur nga afrimi i fundit të këtij rrugëtimi, ajo shpërtheu në të qara.
Në atë moment, në dhomë hyri Egli, e cila e vuri re menjëherë dhe iu afrua për ta ngushëlluar. Egli e pyeti:
Çfarë ke?
Ndërsa Rozana iu përgjigj:
Më vjen keq që po mbaron
Egli u përpoq ta qetësonte me fjalë të ngrohta:
Kur kemi hyrë, e dinim që do të vinte një ditë dhe fundi
Nesër mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, ku do të shpallet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
