
Rozana Radi në BBVIP pohoi se ka gabuar qëllimisht në këtë lojë dhe mendimin e saj për çdo finalist.
“Unë kam bërë gabime me vetëdije këtu. E kam ekzagjeruar me mënyrën e të bërit debate dhe të sulmuarit, gabime me vetëdije por që nuk vrasin. Ofendimet nuk i kam bërë me vetëdije, por gjuha e ashpër, që u afrohesha njerëzve…
Fakti që unë jam tërhequr mbrapa dhe për ato gjëra që mendoja të bëja, më bëjnë kjo që jam unë sot…”, tha finalistja e BBVIP4.
Çfarë do të bëjë Rozana kur të dalë nga shtëpia?
E para dua të bëhem mama… Janë të kota fjalët, jo mosha… fëmija në çfarëdolloj moshe është bekim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, nuk kam patur pritshmëri nga jeta. Nëse e ka shkruar për mua që do të ndodhë diçka, le të ndodhë…
Pse Rozana Radi ka ardhur nëse “Big Brother”?
Unë kam ardhur në “Big Brother” për të superuar veten, edhe besoj që në një far mënyre ja kam dalë. Kam ardhur në “Big Brother” për të gjithë ata që kanë pengje në jetë që t’i lënë të shkojnë… Një zemër e vrarë, mbetet e vrarë, por duke kujtuar momentet e bukur merr ngjyrë, por mos e ndalni hapin. Bota po ndaloi… unë e ti nëse ndalemi, njerëzit nuk do të ndalojnë së jetuari…
