Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në Murrash. Mësohet se janë përplasur dy automjete, një veturë me një kamioçinë të kompanisë 2T.
Si pasojë, janë plagosur një punëtor i kompanisë së rrugëve dhe dy pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./
