Një 40-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi u kap në flagrancë për dhunimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Bilbyl Fetahi nuk është i panjohur për policinë pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
about:blank
“Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pistë, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit B. F., menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “No more”, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 40 vjeç, banues në fshatin Pistë.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit B. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”, njofton policia. /abcnews.al