Një tërheqje befasuese turistike
Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit pjesë e Parkut Kombëtar ″Shebenik Jabllanicë″, po kthehet çdo vit e më tepër një atraksion i fuqishëm turistik.
Janë liqenet akullnajore të Rrajcës, pjesë e këtij Parkut, që e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë.
Një pasuri turistike e pakonkurueshme, që pret vizitorë të apasionuar pas aventurës, natyrës, traditës dhe historisë që po shfrytëzohet çdo ditë.