Vendi ynë prej ditës së djeshme është përfshirë nga një mot i rënduar, me rrebeshe shiu dhe erë të fortë që ka shkaktuar jo pak probleme.

Mëngjesin e sotëm, rrebeshet i kanë lënë vendin dëborës në Malin e Gjallicës në Kukës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet reshjet e dendura të dëborës që kanë krijuar petkun e parë të bardhë për këtë vit.

Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të gjithë territorin e vendit, por nisur nga nesër pritet sërish të ketë një rritje të lehtë./abcnews.al