Autorité de la concurrence në Francë gjobiti me €500 milionë Google për shkak të mos respektimit të masave të marra vitin e kaluar, të cilat kërkuan nga gjigandi i teknologjisë negocimin me industrinë e shtypit për tarifat e liçensimit.

“Ne shpresuam se negociatat do të ishin të frytshme dhe pjesëmarrësit do të arrinin një marrëveshje. Google me sa duket nuk e ka pranuar dot faktin që ligji u votua, dhe nuk është në dorën e asnjë aktori, qoftë ai dominant për të rishkruar ligjin” shpjegoi presidentja e autoritetit, Isabelle de Silva.

Franca është një ndër shtetet e para që ka implementuar reformën e të drejtave nga BE, e cila i garanton publikuesve të drejtën për të kërkuar shpërblim kur artikulli i tyre shfaqet në platformat online. De Silva tha se ajo shpreson që dhe shtetet e tjera të BE do të fillojnë implementimin e reformës së re.

Industria e shtypit u ankua pak më parë në Autorité de la concurrence se Google nuk kishte filluar negocimet për tarifat e liçensimit duke mos respektuar ligjin e votuar nga parlamenti francez.

Strategjia që Google donte të ndiqte ishte pagimi i tarifave të caktuara, jo sipas rregullave të përcaktuara nga BE, por bazuar në platformën e saj Showcase.

geek