Mjaftuan vetëm pak rreshje shiu me intensitet të lartë për të nxjerrë në pah problematika në qytetin e Gjirokastrës. Rrëshkitje dheu në pjesën muzeale,(poshtë kalasë së Argjiros). E si për pasojë është bllokuar rruga.
Ai segment ka qenë prej kohësh problematik pasi rruga kishte pësuar ulje, por asnjë masë nuk është marrë në kohën e duhur nga organet kompetente. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Bëhet me dije se momentalisht Emergjencat Civile dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë janë në terren.
E gjithë rruga rreth perimetrit të kalasë së Argjiros është problematike për shkak të uljeve që ka pësuar vendi.