Shirat e javëve të fundit kanë sjellë rrëshqitje të gurëve në fshatin Kurcaj në Malësinë e Krujës. Masive shkëmbore të shkëputura nga mali rrezikojnë disa banesa.

Rrëshqitja e gurëve ka rrezikuar disa familje në fshatin Kurçaj në malësinë e Krujës

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu gjatë javëve të fundit, masive shkëmbore janë shkëputur nga mali, duke rrezikuar banesat, ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën e fshatit.

Një banor tregon momentet e ankthit, sesi familja e tij shpëtoi nga një tragjedi e mundshme, teksa një gur i përmasave të mëdha ra pranë banesës.

“Dëgjova zhurmën e gurit. U thirra familjarëve, a janë gjallë. Dola pashë gurin e madh në oborr. Dola jashtë se kisha frikë mos binte ndonjë tjetër. Pas kësaj njoftova menjëherë njëisnë bashkiake. Unë nuk mund ta largoj gurin. Duhen specialista.”

“U shemb shkëmbi, ka tre ditë. Mund të hiqet me matrapik. 6 familje të izoluara.”

Bashkia e Krujës është njohur me situatën, ndërsa kerkohet ndërhyerje me mjete të medha për coptimin e gurëve dhe largimin e tyre./abcnews.al