Reshjet gjata natës në zonën e Kurbinit kanë shtuar prezencën e ujit në disa fshatra.
Në fshatin Adriatik disa banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
Në fshatin Gjorem, Shullaz ndodhen disa familje të rrethuara nga uji. Në mëngjesin e sotëm reshjet janë ndaluar ndërkohë dhe uji po fillon të tërhqiet.
Gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës ne zonat malore. Sa informohet ne zonën e Parkut Kombëtar ne Qaf Shtamë lëvizet me vështirësi.
Disa fshatra mungon energjie elektrike./abcnews.al/