Prej tre orësh është pezulluar numërimi i kandidatëve në KZAZ-në 22 në Durrës,pasi numëruesit kanë hasur një fenomen ku në fletët e votimit janë votuar dy kandidatë nga një subjekt politik.

Të gjendur me këtë situatë, numëruesit të Partisë Socialiste kanë kërkuar që fleta të njihet, ndërkohë numëruesit e Partisë Demokratike e kërkojnë të mos njihet në mënyrë kategorike.

Fenomeni i tillë është gjendur në fletët e votimit të Partisë Socialiste ku është vënë re se përveç Edi Ramës është votuar edhe ‘X’ kandidat tjetër. Ndërkohë që këto fletë kërkohen të njihen të pavlefshme, një ditë më parë janë mbyllur me proces verbal të gjitha fletët e pavlefshme. Në këtë situatë, komisionerët kanë komunikuar me KQZ-në, por ende nuk është arrit një përfundim se çfarë do të ndodh me këto fletë.

Ndërkohë kujtojmë se për momentin mandate i 8-të i Partisë Socialiste, konkretisht ai i Edi Ramës është marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 130 vota më shumë.

(R.G/Faxweb.al)