Numri i lartë i humbjeve të jetëve çdo 24 në spitalet Covid ka rritur dyshimet e qytetarëve të prekur për të shkuar për të marrë trajtim spitalor.

Pacientë të prekur nga Covid preferojnë të qendrojnë me bombola oksigjeni shpesh duke riskuar dhe më shumë vetëm për të mos shkuar në spital.

Dhe kjo vetëm pak kilometra larg nga Tirana, në Vaqarr aty ku ka pasur shumë raste me covid gjatë kësaj periudhë.

Banorët ankohen se ndonëse shumë prej tyre e kanë kaluar covidin në kushte shtëpie në monitorim nga mjeku i familjes, për analiza, grafi dhe skaner i janë drejtuar klinikave private dhe kostot kanë rënduar shumë në xhepat e tyre .

Top Channel