Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.Gjykata ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat. (A2 Televizion)