Stefano Pioli dhe ekipi i tij Al Nassr luajnë një sfidë delikate në Champions League Aziatike, një ndeshje me eliminim direkt përballë ekipit iranian Esteghlal. Pioli duhet të bëjë në këtë takim pa lojtarin e tij kryesor, Cristiano Ronaldo. Ylli portugez nuk ka udhëtuar drejt Iranin, kjo jo për arsye shëndetësore apo teknike, por CR7 dhe përfaqësues të Al Nassr nuk kanë preferuar të rrezikojnë apo ta shndërrojnë në një çështje diplomatike pasi Ronaldo është dënuar në Iran me 100 fshikullime.
Ngjarja daton më nëntor të 2023, ku Ronaldo dhe Al Nassr luajtën një sfidë në Teheran. Me qindra tifozë kishin dalë në rrugë vetëm për të parë Ronaldo-n, ndërsa në hollin e hotelit Ronaldon e priste një artiste e famshme në Iran, Fatemeh Hammami Nasrabadi, një artiste me aftësi të kufizuara, por që pikturon me këmbë. Në një nga tablotë e shumta që u bë virale në rrjet ishte edhe portreti i Ronaldos. Ylli portugez vendosi të takojë në hotel, madje nuk munguan as puthjet dhe përqafimet, por këto gjeste në Iran janë të dënueshme.
Ronaldo u shpall fajtor në mungesë dhe u dënua me 100 fshikullime. Klubi i Al Nassr bëri kërkesë që kjo ndeshje në Champions League aziatike të luhej në fushë asnjanëse, por u hodh poshtë si opsion nga klubi iranian duke bërë që Ronaldo të mos udhëtonte këtë herë drejtë Iranit, por vendosi të qëndrojë në Arabinë Saudite.
