Një koncert në stadiumin “Loro Boriçi” i programuar në datën 21 qershor duket se ka sjellë përplasje të forta mes Bashkisë Shkodër dhe klubit të futbollit Vllaznia.

Klubi kuqeblu ka dalë kundër me argumentin se këto aktivitete mund të sjellin moslicensimin e impiantit nga UEFA për ndeshjet evropiane të kuqebluve. Një mbledhje urgjente në klubin shkodran bëri që presidenti Alban Xhaferi të dilte në një konferencë për shtyp ku shpalos shqetësimin e tij.

Pavarësisht kësaj, një postim i kreut të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili megjithë kundërshtimin e vazhdueshëm të klubit shkodran dhe vetë FSHF-së; tregoi se koncerti do të mbahej në stadium, ka bërë që drejtuesit e kuqebluve të reagojnë sërish.

Klubi bëri dhe një deklaratë për shtyp ku ngriti tre pyetje kryesore për organizatorët, që kanë të bëjnë me fondin për koncertin, vendimin e Këshillit Bashkiak për ndryshimin e destinacionit si dhe vendimin që autorizon bashkinë që të japë stadiumin “Loro Boriçin” pa asnjë pagesë.

Në rast se situata nuk zgjidhet atëherë një opsion mund të jetë që kuqeblutë të luajnë në stadiumin “Niko Dovana”. (A2