Një e mitur 3 vjeçare është rrëzuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në ambientet e kopshtit të fëmijëve në Korçë. Vogëlushja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr trajtimin mjekësor.

Njoftimi i Plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.