Informacioni për rrëzimin e një avioni Boeing 737 me 133 pasagjerë në Kinën jugperëndimore është transmetuar nga televizioni shtetëror kinez. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një fluturim të China Eastern Airlines që operon nga Kunming në Guangzhou.

Avioni u rrëzua në zonën e Guangxi, duke shkaktuar zjarr në zonën malore. Operacioni i shpëtimit është në vazhdim. Numri i viktimave nuk dihet.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë se në vendin e përplasjes ka rënë zjarr.