Një tjetër incident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, këtë radhë në Meksikë.

Reuters raporton se gjashtë anëtarë të ushtrisë së Meksikës vdiqën në një aksident të dielën në mëngjes ndërsa fluturonin me një avion të forcës ajrore meksikane për në Verakruz.

Aksidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej rreth orës 9:45 të mëngjesit nga aeroporti në komunën e Emiljano Zapata, tha ministria në një deklaratë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin e shkaktuar nga aksidenti.

Gjashtë viktimat nuk janë identifikuar dhe ushtria do të kryejë një hetim. Në deklaratë nuk thuhej se sa njerëz ishin në avion.

Top Channel