Një punëtor është rrëzuar nga një lartësi, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në Marikaj të Vorës.

Punëtori, një 55-vjeçar me inicialet D.Q është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.07.2021, rreth orës ‪17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

panorama