Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit.
Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
PL e kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, por Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e Celibashit.
