Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar në Parlament. Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi pasi mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës ku u votua me 123 vota pro shkarkimit nga 116 kundër.
Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria pritet të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për të ecur përpara me negociatat me Bashkimin Evropian.Tashmë pritet që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kiril Petkov ka qenë një nga njerëzit i cili ishte pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, për t’i hapur rrugë procesit të negociatave dhe anëtarësimit të saj dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë në BE.
Petkov i cili erdhi në pushtet 6 muaj më parë. Ai u votua për të luftuar korrupsionin dhe e vendosi Bullgarinë në frontin e vendeve perëndimore në sanksionet e ashpra ndaj Rusisë që pas pushtimit të Ukrainës.