Britania e Madhe  ka regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 që prej korrikut. Rreth 333,465 njerëz rezultuan pozitivë për Covid-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, 15% më shumë se javën e kaluar dhe numri më i lartë brenda një jave që prej 21 korrikut.

Vdekjet janë rritur me 12% gjatë javës së kaluar duke e çuar numrin e vdekjeve në 139,461 që prej nisjes së pandemisë .Britania e madhe është vendi i dyti në Evropë pas Rusisë me numrin më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave të prezantuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Shkencëtarët kryesorë e kanë këshilluar qeverinë që të rivendosë masa kundër COVID-19, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave, certifikatat e vaksinave dhe rekomandimeve që njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka përjashtuar mundësinë për një bllokim të mundshëm pavarësisht se situata pandemike paraqitet tejet e vështirë.about:blank

Ndërkohë numri i  rasteve me koronavirus të regjistruar deri më tani në Evropën Lindore tejkaloi shifrën prej  20 milionë. Edhe pse ka vetëm 4% të popullsisë së botës, Evropa Lindore përbën afërsisht 20% të të gjitha rasteve të reja në botë. Rusia, Ukraina dhe Rumania janë vendet të goditura më rëndë.