Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në territorin shqiptar, ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë por nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditë në republikën e Kosovës do të paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, vetëm zonat jugperëndimore do kenë vranësira të lehta. Por duke ju afruar mbrëmjes vranësirat shpeshtohen në këto zona dhe gradualisht shtrihen në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në të gjithë republikën e MV gjatë paradites së ditës së premte. Parashikohet që kushtet e motit të kthjellët të mbeten deri vonë pasdite kur vranësira të lehta përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë natës përfshijnë gjithë vendin.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Italisë, Detit të Zi dhe vendet e Europës lindore do të paraqiten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe shira. NDERSA me kthjellime paraqiten Vendet Nordike, Europa Qëndrore dhe ajo Perëndimore.