Vendi ynë deri në mesditë do të karakterizohet nga moti i kthjellët thuajse në të gjithë territorin, ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira kalimtare që do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të pësojnë rritje në mesditë duke u luhatur në vlerat 0 deri në 21 gradë celcius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h duke krijuar dallgëzim të ulët.
Ora News