Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit sipas MeteoAlb. Për pasojë kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat largohen duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Kosova; Kosova në orët  para të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në një pjesë të mirë të territorit. POR në orët vijuese parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese, duke i zhvendosur vranësirat e lehta drejt zonave lindore dhe veriore të saj.