Përshkallëzohen tensionet në hyrje të Kuvendit pas para nisjes së seancës plenare.

Teksa deputetë të opozitës tentojnë që të hyjnë, ata janë penguar nga Garda. Ndërkohë, në pamje u shfaq Flamur Noka dhe disa të tjerë, që shkallmonin derën, ndërsa u dëgjua si thyerje xhamash.

Ndërkohë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë të përjashtuar, janë penguar që të futen brenda.

Sakaq deputeti i opozitës Dashnor Sula ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës për tu futur brenda në ambientet e Parlamentit. Por ai nuk është lejuar të kalojë nga Garda