31 palestinezë mbetën të plagosur, Antonio Guterres thirrje të ndalen sulmet dhe retorika vrasëse.
31 palestinezë u plagosën nga përleshjet me policinë izraelite pranë xhamisë Al-Aksa.
Përleshjet filluan rreth orës 4 të mëngjesit, kur qindra protestues filluan të hedhin gurë dhe duke gjuajtur me fishekzjarre ndërsa valëvitnin flamujt e Hamasit.
Forcat izraelite nga ana tjetër u kundërpërgjigjen me granata, plumba gome dhe spraj me piper ndaj palestinezëve. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbetur jashtë xhamisë. Por autoritetet janë shprehur se konfrontimet dukej se ishin më të kufizuara sesa dhuna e fundit e cila është rritur gjatë javës së kaluar dhe ka ngritur shqetësime globale për një rindezje të konfliktit./ klan