Më shumë se 150 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që është regjistruar në perëndim të Nepalit, në orët e vona të së premtes.
Forcat e sigurisë janë angazhuar për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim në rajonet e rrënuara në Rukimin Perëndimor, rreth 500 kilometra larg nga Katmanduja.
Dridhjet janë dëgjuar edhe në kryeqytein e Nepalit dhe në vendet fqinje, përfshirë Indinë.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se mbi 100 njerëz janë plagosur dhe spitalet në zonat ku ka ndodhur tërmeti janë mbushur me të plagosur.
Njerëzit janë të frikësuar dhe po qëndrojnë jashtë, janë cituar të kenë thënë zyrtarët. Sipas tyre, qindra shtëpi të ndërtuara prej balte janë rrëzuar.
Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, ka arritur të shtunën në zonat e prekura dhe ka shprehur “keqardhje të thellë” për humbjen e jetëve.
Ai ka bërë thirrje për angazhim të sa më shumë njerëzve në përpjekjet për kërkim-shpëtim, mirëpo autoritetet kanë thënë se situata është vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut, të nxitura nga tërmeti.