Mesatarisht rritja e çmimeve do të jetë 8%.

Në 2021, prodhimi vendas i pijeve alkoolike shënoi rënie. Shkak i tkurrjes ishte stoku i pashitur në 2020 nga periudha e karantinës dhe mungesa e turistëve. Por viti 2022 do të sjellë rritje të çmimeve për pijet alkoolike.

Arsyeja e shtrenjtimit të çmimeve do të jenë shtimi i kostove nga çmimet e larta të lëndëve të para. Prodhuesit parashikojnë se rritja mesatare e çmimeve do të jetë deri në 10%. Edhe Çmimi i cigareve do të vijojë rritjen nga viti në vit.

 Rreth rritjes së cmimit të tyre konsumuesit shprehen se një nga shkaqet mundojnë se ështe dhe konsumi i tyre me shumice dhe se cmimi ndjeshëm i rritur, është venë re dhe nga ta.

 Mesatarisht rritja e çmimeve do të jetë 8%. Ecuria e ndryshimit të çmimeve në treg pritet të qartësohet në 6-mujorin e parë të vitit 2022.