Eksportet e fruta-perimeve kanë shënuar rritje me 26% gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se performanca pozitive e sektorit bujqësor tregon punën e palodhur të fermerëve tanë për produkte cilësore “Made in Albania”, konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

“Rezultatet e punës së palodhur të çdo hallke të zinxhirit të vlerës, nga prodhuesit te përpunuesit e deri te eksportuesit, që vijojmë t’i mbështesim për të çuar produktet shqiptare në më shumë tregje ndërkombëtare, duke fuqizuar prodhimin vendas”, tha Denaj.

Politikat mbështetëse kanë rritur investimet në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare që po rrisin prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.