Niveli  ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi  për shkak të reshjeve të dendura të shiut .Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht  shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani  kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600  m³/sekondë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  theskon se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen  të jenë prezente  për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë  do të jetë maksimale.

Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend .Në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 5 metra vetëm në 24 orë duke arritur në 285 metra. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 174 .13 metra dhe në atë të VAut të Dejës 75 metra.Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike  rezulton se ka arritur në 12,130 Mwh.