Koronavirusi po shënon rritje të numrit të infektimeve në Japoni, kjo gjë mjafton si indikator që mbi 70 % e japonezëve duan anulimin e Lojërave Olimipike të Tokios.
Ky përfundim ka rezultuar pas një sondazhi të Kyodo Neës, 100 ditë para fillimit të planifikuar të Olimpiadës.
Sondazhi tregoi se 39.2% presin që Lojërat të anulohen, ndërsa 32.8% janë në favor të një vonese të mëtejshme. Vetëm 24.5% e të anketuarve duan që ngjarja më e madhe sportive në botë të zhvillohet sipas planit.
Më shumë se 92.6% e të anketuarve ndjehen të shqetësuar për rritjen e infeksioneve për shkak të zhvillimit të Olimpiadës, tregoi studimi i Kyodo nga data 10-12 prill.
(H.H/Faxweb.al)