Ukraina realizoi një nga sulmet e saj më të guximshme të luftës duke përdorur dronë kamikazë të lëshuar nga kamionë për të shkatërruar dy nga fushat ajrore më të mëdha të Rusisë.
“Operacioni Rrjeta e Merimangës”, u realizua nga sulmet e koordinuara qe kanë shkatërruar të paktën 40 avionë luftarakë rusë megjithëse Moska ka pretenduar se i ka “zmbrapsur” të gjitha rreziqet.
Dy aeroporte të largëta ushtarake, Olenya në rajonin Arktik Murmansk dhe Belaya në Siberinë lindore, u goditën nga shpërthime masive gjatë natës.
Pamjet treguan zjarre që digjeshin për orë të tëra. Bazat, të vendosura mijëra milje larg Ukrainës, janë çelësi i aftësisë së sulmit bërthamor të Rusisë dhe konsideroheshin të paprekshme.