Edhe pse ende zyrtare kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pritet të firmosë disa lëvizje në drejtimin e policisë në qarqe/
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për lëvizjen e Adrian Çipës, i cili emërohet në Gjirokastër.
Në vend të tij në krye të Drejtorisë së Elbasanit pritet të komandohet Ilir Proda, i cili mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale po në Elbasan.
Ndërkohë që në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.
Ndërkohë që nga Gjirokastra, Bledar Çeliku është vendosur te Drejtorinë e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Burimet flasin edhe për lëvizje edhe në Lezhë, por deri më tani nuk ka emra të konfirmuar, ndërkohë që mungon edhe një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.