Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.
Burime për mediat bëjnë me dije se ky takim i tyre ka të bëjë me lëvizjet që do të bëhen në Policinë e Shtetit.
Emrat e rinj të drejtuesve të Policisë në disa qarqe të vendit pritet të njoftohen zyrtarisht për largimin e tyre dhe zëvendësimin nga të tjerë drejtues. Janë disa urdhra që pritet të dalin nga organizata e Policisë së Shtetit, për këto lëvizje të cilat këtë herë do jenë të shumta
Newsbomb.al ditën e djeshme bëri me dije se emrat e aturoe që do të ikin brenda radhëve të unfiromave blu dhe të tjerë që do i zvëndësojnë, janë bërë tashmë fakt, por pritet që të zyrtarizohen nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Ndryshimet u tha se kanë prekur edhe strukturat e tjera veç Drejtorive Vendore, siç është Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO). Drejtuesi Sokol Bizhga pritet të shkojë në Drejtori të Përgjithshme, në vend të nëndrejtorit Tonin Vocaj.
Vetë ky i fundit, pas urdhrit që do të firmos Muhamet Rrumbullaku, pritet të shkojë në krye të Policisë së Tiranës, ku aktualisht është drejtues Lorenc Panganika. Ndërkohë, drejtori i Shkodrës Hamdi Fjora pritet të vijë në Tiranë, në krye të Forcës Lëvizëse Operacionale.
Emrat që pritet të zëvendësohen, me urdhër të Muhamet Rrumbullakut
- Tonin Vocaj, nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – shkon në Drejtorinë e Tiranës
- Sokol Bizhga, drejtor i Forcës Lëvizëse Operacionale – zëvendëson Tonin Vocajn
- Hamdi Fjora, drejtor i Policisë së Shkodrës – zëvendëson Sokol Bizhgën në krye të FLO
- Ermal Muça, zv.drejtor i Policisë së Korçës – zëvendëson Gentian Berberin në Drejtorinë e Vlorës
- Niko Brahimaj, kreu i Policisë Shkencore – shkon drejtor i Policisë në Fier
- Ervin Hodaj – shkon në Shkodër, pas emërimit të Hamdi Fjorës në FLO
- Gent Ndoj – shkon drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme
- Lutfi Minxhozi – shkon drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme