Banorët kërkojnë rregullimin e saj
Prej shumë vitesh rruga Benjamin Nosi në lagjen 28 nëntori në Elbasan vuan mungesën e investimeve. Pavarësisht se kërkesat e banorëve të kësaj lagjjeje drejtuar institucioneve përkatëse kanë qenë të vazhdueshme deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje dhe situata vijon të jetë problematike.
Teksa kanë filluar edhe reshjet e dimrit gjendja këtu është më shqetësuese pasi infrastruktura e dëmtuar e bën më të vështirë levizjen si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët. Banorët shprehen se e kanë ngritur këtë shqetësim ndër vite po sipas tyre deri më tani askush nuk ka bërë gjë për përmirësimin e saj dhe gjendja vijon të jetë e keqe.
Gropat krijojnë problem jo vetëm gjatë dimrit kur mbushen ne ujë por gjithashtu edhe gjatë stinëve të tjera ku shpesh herë drejtuesit e mjeteve kanë prishur makinat e tyre për shkak të perplasjes në to. Po ashtu zona ka problem edhe me ndriçimin dhe pastrimin.