Rrëzimi i një masivi gurësh në rrugën Levan- Tepelenë si pasojë e reshjeve intensive 4 vjet më parë vazhdon të mbajë të bllokuar këtë aks rrugor duke u kthyer ne shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.

Edhe pse Autoriteti Rrugor Shqiptar asokohe u shpreh se devijimet e krijuar për lëvizjen e automjeteve do të ishin një zgjidhje provizore, situata ende sot nuk ka ndryshuar.

Lëvizja në këtë pjese të autostradës është e rrezikshme sipas drejtuesve të mjeteve që thonë se jo pak herë është bërë edhe burim aksidenti.

https://3cb7b9ab2608ee567839a99827d5d184.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlLëvizja në këtë aks është veçanërisht e rrezikshme gjatë orëve të natës kur rruga përveçse e ngushtë dhe me kthesa, është dhe e pandriçuar.

Top Channel