Prej vitesh mungon investimi
Rruga Ymer Pena e ndodhur fare prane aksit metalurgji elbasan prej vitesh ndodhet në gjendje të mjerusheme. Gjatë shirave kalimi në ketë rrugë bëhët pothuajse i pamundur si për kalimtarët ashtu dhe automjetet .
Ditën e sotme shumë prej drejtuesve të bizneseve në këtë rrugë por dhe banorë e ngritën ketë shqetësim së bashku duke u perpjekur te gjejnë një zgjidhje . Edhe pse disa herë janë ankuar ato shprehen se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur të ndëryjnë duke u përpjëkur ta shtrojnë vëtë rrugën më paratë e tyre. Sipas tyre kjo rrugë bëhet problem për ecurinë e bizneseve pasi nuk mund të kalohet dot.
Përvecëse me infrastrukturën rrugore kjo lagje ka problem edhe me mospastrimin e kontiniereve, mungesën e ndricimit dhe të kanalizimeve. Banoret kërkojnë ndëryrjen e insitucioneve përkatëse pasi deri më sot janë lënë në harresë.