Vetëm para disa ditësh, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.
Ndryshe nga shumë personazhe të njohur të ekranit, ata vendosën që të voglën e tyre ta prezantonin menjëherë me fansat e shumtë në rrjetet sociale. Orinda dhe Turi janë aq të lumtur, sa nuk ngurrojnë që të tregojnë portretin e vogëlushes.
Së fundmi, Huta ka ndarë një foto të veçantë në profilin e saj në “Instagram”. Ajo shfaqet duke ushqyer me gji Atarën, duke dhënë kështu një mesazh me shumë vlerë për të gjitha nënat.
Poza e ëmbël është pëlqyer shumë nga ndjekësit e këngëtares, e madje disa i shkruajnë kujdes që “të ruhet nga syri i keq”.