Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është tepër aktive në rrjetet sociale dhe ndan vazhdimisht detaje nga jeta e saj private.
Kur vjen puna tek kombinimet Viki dhe mami Rudina janë gjithmonë “matchy matchy”, kjo sepse e vogla dëshiron kështu. Së fundmi Rudina ka ndarë ca momente të tjera me vajzën, ku dallohen këmishat njësoj, ama me një kërkesë nga pas.
“Dikush ta bindë Vikin, që jo patjetër duhet matchy matchy”, ka shkruar ajo duke qeshur.
Ndonëse Rudina nuk mund t’i ketë të gjitha rrobat njësoj me vajzën, i është përveshur punëve për të qenë të tilla, sepse çdo kërkesë e Vikit vjen e para.