Rudina Hajdari ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në fjalën e saj, ish-deputetja tha se Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më i lartë, ku të merrën vendime të rëndësishme në PD.
Ajo u zotua se nuk do të lejojë më askënd që ta përjashtojë nga partia, ndërsa u shp[reh se ishte faji i saj që pranoi përjashtimin nga ish-kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha.
Hajdari: Ajo që ka ndodhur më parë, ju e dini se shumica e Këshillit thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk janë marrë vendime të rëndësishme. Duhet të kuptojmë se Këshilli duhet të jetë organi më i rëdësishëm në PD, ku të merren vendime të rëndësishme.
PD të kthehet në forcën kryesore në këtë vend dhe në atoi shina që ka qenë dhe të shohë drejt perëndimit. Nuk do të ketë njeri që do të më përjashtojmë nga kjo sallë. Është faji im që e parnova përjshtimin nga ish-lideri.