Shpërthime të shumta janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mykolaiv, një ditë pasi sulmi rus në Odesa  la të vdekur 21 persona.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se sulmet ajrore janë dëgjuar në të gjithë qytetin. Dy ditë më parë Rusia raportoi se forcat e saj janë tërhequr nga Ishulli i Gjarpërinjve, e vërteta duket se nuk është kështu, pasi pamjet dëshmojnë sulmin ajror rus sërish në këtë ishull.

Ndërkohë Pentagoni në SHBA njoftoi dje se do të dërgojë në Ukrainë armë dhe municione shtesë me vlerë rreth 820 milionë Dollarë.

Në këtë paketë përfshihen municione, fishekë si dhe dy sisteme të mbrojtjes ajrore “NASAMS”, të cilët janë raketahedhës me bazë tokësore për raketat me rreze të shkurtër veprimi dhe ato me rreze të mesme.