Administrata e Presidentit Joe Biden e informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky-n mbi një vlerësim të inteligjencës se Rusia po përgatitet të nisë një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve të ardhshme.
Kjo është raportuar nga Newsweek, duke cituar përfaqësues të inteligjencës amerikane.
Ata thanë se të dhënat e mbikëqyrjes ajrore tregojnë se Rusia ka shkelur hapësirën e Ukrainës këtë mëngjes, duke bërë një fluturim të shkurtër mbi kete shtet, ndoshta me një avion zbulues.
Një burim i afërt me Zelenskiyn konfirmoi për Newsweek se një paralajmërim i tillë ishte marrë, por vuri në dukje se kjo ishte hera e tretë në një muaj që Kievi ishte urdhëruar të përgatitej për një operacion të afërt ushtarak në shkallë të gjerë.