Rusia ka deklaruar së fundmi se ka përdorur sërish në Ukrainë raketa hipersonike.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, teksa ka konfirmuar zyrtarisht se kanë shkatërruar një depo karburantesh në jug të Ukrainës.

“Sistemi i raketave Kinzhal me raketa balistike ka shkatërruar një depo të madhe të karburanteve të Forcave të Armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostinatinivka në rajonin Mikolaiv”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Por çfarë është një raketë hipersonike?

Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta se ato normale, duke i bërë ato shumë më të vështira për t’u përgjuar nga sistemet e mbrojtjes nga raketat. Koha më e shpejtë e lëshimit do të thotë gjithashtu se është më e vështirë për vendet të bëjnë një sulm parandalues.

Bëhet me dije se këto raketa udhëtojnë 10 herë më shpejt se zëri, kanë një rreze veprimi prej 2000 kilometrash, mund të pajisen me ngarkesa bërthamore, janë jashtëzakonisht të vështira për t’u kapur dhe shumë “të manovrueshme”