Rusia dëboi dy diplomatë gjermanë si kundërpërgjigje të vendimit që një gjykatë gjermane në Berlin sipas të cilës Moska kishte urdhëruar vrasjen e një ish-komandanti çeçen në vitin 2019 në një park të Berlinit.
“Ambasadori gjerman është informuar se dy diplomatët e ambasadës gjermane në Rusi ishin shpallur persona “non grata” si kundërpërgjigje” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Rusisë, informon AFP.
Në njoftim nuk thuhet se kur duhet të lënë Rusinë dy diplomatët gjermanë. Ministria ka dorëzuar dhe një notë proteste të fortë lidhur me dëbimin nga Berlini të dy diplomatëve rusë javën e kaluar.
Javën e kaluar një gjykatë në Berlin dënoi Vadim Krasikov me burg përjetë pasi e deklaroi fajtor për vrasjen e Tornike Kavtarashvili, 40 vjeç në 2019 në Berlin.
Vrasja u quajt hakmarrje
Ministri i Jashtëm rus tha sot se Moska kategorikisht ato që i quan “akuza të pabaza dhe të shkëputura nga realiteti”