Rusia ka reaguar zyrtarisht këtë të shtunë në lidhje me krizën në Afganistan, duke shprehur gatishmërinë e saj për të penguar përkeqësimin e situatës humanitare atje.

Teksa akuzoi disa shtete perëndimore se janë të paafta për evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, Ministri i Jashtëm rus tha ata janë gati të futen në lojë.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ambasada ruse në Shqipëri, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia është gati të ndihmojë me avionët e saj për evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Postimi i Ambasades ruse ne Shqiperi:

PËR MUNDËSIT E RUSISЁ PЁR EVAKUIMIN E QYTETARËVE AFGANË QË DËSHIROJNË TË LARGOHEN NGA VENDI I TYRE (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, mё 19 gusht 2021)

“Duke u nisur nga situata qё po vezhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një serё shtetesh perëndimor tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”.

Pёr sa i pёrket mundesisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare, deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse z. Sergei Lavrov.