Një ditë pasi shprehu hapur synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO, Rusia ka vendosur që të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Finlandën.
Bëhet e ditur se kjo masë ekstreme e Rusisë do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e shtunë, 14 maj.
Megjithatë, kjo lëvizje e autoriteteve ruse, duket se nuk i ka gjetur të papërgatitur zyrtarët finlandezë.
Operatori i shpërndarjes së energjisë në Finlandë siguroi qytetarët se mund t’ia dalë t’i furnizojë me energji dhe pas ndërprerjes së saj nga Rusia.
Ne ishim të përgatitur për këtë dhe nuk do të jetë e vështirë. Ne mund të përballojmë pak më shumë importe nga Suedia dhe Norvegjia,” tha Timo Kaukonen, një menaxher operacionesh për operatorin Fingrid.