Një tjetër zyrtar rus i Mbrojtjes ka ripërsëritur kërcënimet “për të zhdukur Britaninë pasi ajo nënshkroi marrëveshje të reja reciproke sigurie me Suedinë dhe Finlandën, duke shënuar një aleancë ndërkombëtare në rritje kundër Vladimir Putinit”, shkruajnë mediat britanike.

raporton se Aleksey Zhuravlyov, një anëtar i Dumës ruse dhe aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar në TV shtetëror Rusia 1 se ishte “absolutisht legjitime” që Rusia të vinte në dyshim ekzistencën e Finlandës.

Zhuravlyov ka deklaruar se një raketë “Satan-2” mund të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga Kaliningrad, një enklavë e vogël ruse në Evropë, brenda 200 sekondash.

“Finlanda duhet t’i jetë mirënjohëse Rusisë për vetë ekzistencën e saj”, thuhet të ketë shtuar zyrtari i mbrojtjes ruse.

Ai gjithashtu ka pretenduar se Rusia “nuk ka nevojë të ripozicionojë armët e saj bërthamore, pasi ato mund të godasin lehtësisht objektivat e tyre nga ku janë bërthamat e stacionuara aktualisht”.

Kërcënimet e fundit bërthamore që vijnë nga Rusia vetëm sa shtojnë frikën se pushtimi i Ukrainës mund ta çojë botën në luftë, shkruajnë mediat britanike.

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet NATO-s, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim – të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, këtu është raketa Sarmat [Satan-2] për ju dhe do të ketë hi bërthamor nga ju nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë. Dhe Finlanda thotë se është në një krah me SHBA-të. Epo, me radhë. Finlandezët në përgjithësi duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetësinë e tyre, për faktin që Finlanda ekziston si një vend”, citohet te kete deklaruar per televizionin rus Zhuravlyov.

I pyetur nëse Rusia do të lëvizte armët bërthamore drejt kufirit të saj me Finlandën, ai thuhet se u përgjigj: “Për çfarë? Nuk kemi nevojë. Ne mund të godasim me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë në Mbreterine e Bashkuar. Dhe nëse godasim nga Kaliningrad… koha e arritjes së hipersonikut është 200 sekonda. Në kufirin finlandez nuk do të kemi armë strategjike, por të klasit Kinzhal, një që do të arrijë në Finlandë për 20 sekonda, apo edhe 10 sekonda.”

Rusia ka thënë tashmë se do të detyrohet të ndërmarrë “hapa hakmarrëse” mbi vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, të cilin ajo tha se do ta bënte “pa vonesë” në fillim të kësaj jave.

Zhuravlyov ka pretenduar gjithashtu se Finlanda po detyrohej të bashkohej me aleancën ushtarake NATO.

Ai i tha kanalit televiziv shteteror rus se “Finlandezët nuk kanë asgjë për të ndarë me ne. Ata marrin më shumë se 90 për qind gaz, lëndë druri dhe shumë më tepër nga ne. Kujt i duhet lufta para së gjithash? Finlandezëve? Ata nuk kanë frikë se Rusia po i sulmon. Sigurisht, herët a vonë amerikanët do t’i detyrojnë ata ta bëjnë këtë. Ashtu siç e detyruan Ukrainën ta bëjë këtë, ata po përpiqen të detyrojnë Poloninë dhe Rumaninë dhe, siç tregon praktika, ata ia dalin. Është e pamundur të thuhet se Finlanda do të anëtarësohet në NATO dhe do të sillet ndaj nesh si më parë – kjo nuk do të ndodhë. Amerikanët do t’i nxisin ata në provokime”.